Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka vlerësuar Shqipërinë për hapat që ka ndërmarrë për trafikimin e qenieve njerëzore.
Në fjalën e saj në në “Forumin e Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”, Yuri Kim tha se trafikimi i qenieve njerëzore është çështje e rëndësishme që mbledh të gjithë vendet bashkë.
“Një tematikë e rëndësishme, prania e dy krerëve të shteteve tregon se është çështje e rëndësishme që na mbledh bashkë. Jam besim plotë që Shqipëria me partnerët e saj është e përkushtuar të përballet me plagën e trafikimit. Vlerësoj që Shqipëria ka ndërmarrë hapa për dënimin të dyshuarve për trafikim, por duhet të shohim më shumë për këtë.
Tani duhet të identifikojmë rrugën për të bërë para. SHBA ka financuar një projekt për mbështetjen e viktimave të trafikimit, asnjë vend s’mund ta bëjë këtë i vetëm.”, tha Kim.