Zbardhen diskutimet brenda grupit parlamentar të PD. Në mbledhje Gazment Bardhi ka shprehur qëndrimin e tij pro draftit që u propozua nga Enkelejd Alibeaj.

“Kur ne kërkojmë që opozita të propozoje presidentin jemi ne te shitur. Kur ‘Rithemelimi’ kërkon që opozita te propozoje presidentin janë opozite.

Sigurisht që deputetët do marrin pjesë ne proces, jo disa qe s’jane bere deputete dhe nga xhelozia thonë qe presidentin e propozon Këshilli Kombëtar.

Nëse ka kërkesa qe te jete nga politika atëherë PS do thotë nëse duhet nga politika perse duhet filani nga pd dhe jo nga PS.

Kriteret janë parimore dhe ndërtojnë nje figure presidenti dinjitoz. Por nese pranohet kriteri per te qene ne politike e pranojme.

Kriteret mund te diskutohen por nje gje eshte qe ne kerkojme ta propozoje opozita dhe ketu duhët te qendrojme. Ne kemi menduar te jemi korrekt per ti dhene vendit president dinjitoz”, mësohet se ka thënë Bardhi.