Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, me anë të një postimi në Telegram, ka bërë një vlerësim më optimist të asaj që po ndodh me luftën, krahasuar me adresimin e mbrëmshëm për kombin.

“Theksoj se sa më shpejt të çlirohen tokat tona nga pushtuesit, aq më me siguri do të mbrohen njerëzit kudo në botë. Të mbrojtur nga dëshirat agresive të atyre që duan të ndjekin politika koloniale, si në kohët e vjetra.

Nëse bota është vërtet e bashkuar dhe e ndershme për këtë agresion rus kundër shtetit tonë sovran, shpejtësia e përfundimit të kësaj lufte do të matet me javë.

Javë, as muaj”, ka shkruar ai.