Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenky lançoi të enjten një platformë globale në mënyrë që njerëzit të financojnë për të ndihmuar Kievin të fitojë luftën me Rusinë dhe të rindërtojë infrastrukturën e vendit.

“Me një klikim ju mund të dhuroni fonde për të ndihmuar mbrojtësit tanë, për të shpëtuar civilët dhe për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës”, thaZelensky në një video të postuar në Twitter.

“Çdo donacion ka rëndësi për fitoren.”

Nëntë javë pas pushtimit të Rusisë, qytetet ukrainase kanë pësuar shkatërrim të madh.

“Të gjitha fondet do të transferohen në bankën kombëtare të Ukrainës dhe do t’i ndahen ministrive përkatësve”, tha Zelenksy duke treguar se qeveria e tij do të jetë transparente dhe do të bëjë përditësim çdo 24 orë për mënyrën se si do të përdoren paratë.

Udhëheqësi ukrainas i bëri thirrje njerëzve në mbarë botën që të ndihmojnë Kievin për të mposhtur Moskën.

“Vetëm së bashku kemi potencialin për të ndaluar luftën dhe për të rindërtuar atë që Rusia ka shkatërruar.”

Ai tha se Ukraina “do t’i kujtojë gjithmonë” kontributet e tyre.