Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje kancelarit gjerman Olaf Scholz që të ndërmarrë një hap të rëndësishëm dhe të vizitojë Kievin të hënën – datën kur Rusia përkujton fitoren e Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore, sipas skynews.
Presidenti ukrainas dënoi Rusinë, veçanërisht për sulmet në Mariupol, ku sipas autoriteteve ka ende civilë të bllokuar në fabrikë. Por gjithashtu Zelensky ftoi Scholz të vinte në Kiev pasi marrëdhëniet e dy vendeve u tensionuan gjatë muajit të kaluar kur presidenti gjerman u ndalua të vizitonte Kievin.
“Ai është i ftuar, ftesa është e hapur, ka qenë prej disa kohësh”, tha Zelenskyy në një video-telefonatë. “Ai është i ftuar të vijë në Ukrainë, ai mund të bëjë këtë hap shumë të rëndësishëm politik për të ardhur këtu më 9 maj, në Kiev.
Nuk po shpjegoj rëndësinë, mendoj se jeni mjaftueshëm i kulturuar për të kuptuar pse,” tha Zelensky.
Dita e Fitores më 9 maj është një nga ngjarjet më të rëndësishme kombëtare të Rusisë – një kujtim i sakrificës sovjetike të bërë në mposhtjen e Gjermanisë naziste në atë që në Rusi njihet si Lufta e Madhe Patriotike.