Lufta me Rusinë do të ishte parandaluar nëse Ukraina do të kishte qenë anëtare e aleancës së NATO-s, tha presidenti Volodymyr Zelensky.

“Nëse Ukraina do të kishte qenë pjesë e NATO-s para luftës, nuk do të kishte pasur luftë”, u tha ai studentëve në Institutin e Studimeve Politike në Paris, teksa fliste përmes një lidhjeje video.

Zelensky tha gjithashtu se vendi i tij ishte i gatshëm për të zhvilluar negociata me Rusinë për paqe.