Kreu i grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, në një komunikim të shkurtër me gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit ka deklaruar se sa i takon çështjes së Zgjedhjen e Presidentit të ri, mirëpret përgjigjen nga ana e kryetarëve të grupeve të opozitës duke kujtuar se nuk ka shumë kohë për procesin.

“Dje Kuvendi ka shpallur çeljen e procesit të presidentit. Besoj që prej sot në çdo moment jemi të gatshëm të ulemi me përfaqësuesit, me drejtuesit e grupeve parlamentare të opozitës, thirrja ime për Alibejan, Dodën dhe Mediun është se koha që keni është deri më datë 15 ora 16:00, është e shkurtër.

Kemi marrë shumë kohë. Sa herë kemi dalë para jush. Gatishmëria jonë ka qenë dhe është bërë publike.

Mirëpres një përgjigje nga ana e tre kryetarëve të me të cilët jemi të gatshëm të negociojmë. Ka pasur propozim që grupet të jenë bashkë, të ulemi të diskutojmë për kriteret. Janë të mirëpritur. Na duhet një president i të gjithë shqiptareve, ky është kushti i vetëm.

Të gjitha palët kanë të drejtën e propozimit. Në tryezë nuk mund të ulesh nëse nuk të drejtë të propozosh. Ne duam një proces shembullor në 2022 si një standard për të gjitha proceset”, tha Balla.