Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ftoi opozitën të dërgojë katër emra si kandidatë për zgjedhjen e presidentit. Nga Kryesia e Kuvendit, Gjiknuri u shpreh se ky moment do të ishte maturimi i opozitës ndërsa i kërkoi kësaj të fundit të mos paragjykojnë mazhorancën. “Ne nuk po iniciojmë një proces, megjithëse votat mund t’i kemi. Përkundrazi dëshira jonë është që ne të dialogojmë. Maturimi i politikës duket kur palët edhe me ide të kundërta ulen dhe merren vesh. Transparenca është e mirë për të vendosur disa parime. Por fuqia e liderit apo atij që do të bëhet lider është të ulet të dialogojë dhe të mos ketë frikë.
Pra, ka ardhur momenti të respektojmë ato raunde që na ka dhënë kushtetuta duke u dhënë juve të gjithë të drejtën e propozimeve. Ju bëtë një pyetje në fund dhe unë po i përgjigjem: ne jemi gati. Jemi gati që ju katër emra ti sillni në një tavolinë negociatash, pasi të konsultoheni dhe me kolegët tuaj. Katër emrat që ju e mendoni se mund të jenë shumë më atraktivë brenda këtyre kritereve që ju keni vendosur. Nëse ju mendoni se këto janë kriteret që respektojnë filozofinë dhe atë ç’ka presin shqiptarët, pavarësisht se unë mund të kem ndonjë kundërshtim, këto katër emra ti konsultoni dhe hajde ulemi pasdite që sot. Na provoni, na vini në provë për sinqeritetin e bashkëpunimit. Nëse nuk jeni në gjendje të nxirrni katër emra, nxirrni një emër me firmat tuaja dhe silleni në seancë. është e drejta juaj për të propozuar. Këtë po e themi shumë miqësisht në mënyrë shumë transparente dhe me një gadishmëri e vullnet politik. Këtë vendim e kemi marrë me njëri-tjetrin. Sillni kandidaturën tuaj. Sillni katër emra po të doni nëse i bëni firmat. Sillni katër emra në tavolinë negociatash. Njerëit duhet të dialogojnë. Nuk është normale të rrimë para kamerave e të flasim me orë të tëra sofizma. Unë ju respektoj të gjithëve si kolegë”, tha Gjiknuri.
Gjiknuri nënvizoi se dhe ndryshimet Kushtetuese synojnë qw tw shmanget shkuarja e vendit nw zgjedhje tw parakohshme. “Kemi diskutuar edhe më para edhe për reforma të tjera. Ka një eksperiencë ka një traditë ky vend. Unë kam qenë pjesë e grupit negociator të ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008. Ky ishte qëllimi i ndryshimeve kushtetuese që të shmangej kriza e shpërndarjes së Parlamentit dhe vajtja në zgjedhje të parakohshme. Të mos harrojmë se ato ndryshime Kushtetuese u shoqëruan me ndryshim të sistemit zgjedhor, u shoqërua me ndryshim të kompetencave të Presidentit, të mocionit të besimit dhe mosbesimit për mazhorancën dhe kryeministrin. Pra, qe një paketë e tërë. Kush ishte qëllimi? Në tre raundet e para të tentohet konsensusi. Ne po e shprehim këtë. Në momentin kur unë i mohoj vetes sime për të sjellë emra në tre raundet e para, unë të kam krijuar mundësinë më të madhe për konsensus dhe dialog. Ky do të ishte maturimi i opozitës që të vinte të ulej pa komplekse me mazhorancën dhe të sillte emrat që gjykon se plotësojnë këto kritere që ju në fund të fundit i keni vendosur me njëri-tjetrin. Nuk ka asgjë të keqe.
Nëse këto kritere që ju mendoni se mishërojnë figurën që ju keni në mendje për Presidentin ne jemi dakord. Sillni një emër që përmbledh këto kritere, një, dy, tre apo katër emra që përmbushin kriteret që ju keni sjellë në tavolinë. Nuk ka nevojë për shfaqje, ka nevojë për dialog. Na jepni shancin edhe ne dhe mos na paragjykoni. Nuk keni të drejtë të na paragjykoni”, deklaroi Gjiknuri.
Ai theksoi se PS nëse raundet digjen, mazhoranca ka detyrim kushtetues dhe ligjor qw t’i japw vendit njw president. “Natyrshëm që asnjë nga ne nuk ka kompleks ta thotë se ne nuk do ta lëmë vendin pa President. Nëse raundet digjen mazhoranca ka detyrim kushtetues dhe ligjor dhe ka marrë mandatin nga qytetarët shqiptarë që në dy raundet e fundit vendin ta pajisë me një president që sipas konceptit tonë dhe parashikimeve të Kushtetues që mishëron unitetin e kombit. Kështu që z. Alibeaj, jam dakord me atë që ju thatë. Sillni katër emra sipas kritereve që ju keni vendosur dhe hajde ti negociojmë.
Unë mendoj se ju z. Alibeaj i keni mundësitë, e ke aftësinë e lidershipit që mos të kërkosh siguri nga kamerat por të mbledhësh njerëzit e tu si Kryetar i Grupit dhe si drejtues i Partisë Demokratike, të propozosh katër emra brenda kritereve që keni vendosur vetë. Po e them publikisht, unë personalisht jam dakord të dëgjoj katër emrat që përmbushin këto kritere dhe jam i gatshëm të diskutoj me ju”, nënvizoi Gjiknuri.