Grupi i Rithemelimit ka njoftuar sot një mbledhje në orët në vijim në selinë blu.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa. Mësohet se mbledhja është parashikuar që të nisë në orën 19:00.

Stafa raporton se demokratët do të diskutojnë për zgjedhjen e presidentit të ri.

PROCEDURAT PER PRESIDENTIN E RI
Kujtojmë se ditën e sotme u mblodh Konferenca e Kryetarëve, ku u vendos vetëm me votat e maxhorancës që në 16 maj ora 17:00 të mblidhet Parlamenti për të zhvilluar raundin e parë të zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.

Në mbledhje u vendos gjithashtu që afati i fundit për paraqitjen e dokumentacionit nga kandidatët të jetë 15 maji ora 16:00, ndërsa një ditë më vonë në 16 maj në orën 10:00 do të mblidhet Komisioni i Ligjeve për shqyrtimin e kandidaturave. Deputetët e opozitës nuk janë shprehur as pro dhe as kundër propozimit të PS që u votua nga maxhoranca.