Ministrja Spiropali në konferëncën për zgjedhjen e Presdintetit të ri ka kërkuar nga demokratët të mos vendosen kushte.

Spiropali: Nuk dua të nxis asnjë lloj debati. E dëgjoj që përsëriten zarfet, konsultimet me shoqërinë civile, a thua se janë mëkat. Duhet të marrim më të mirën e kësaj shoqërie. Nuk kemi vendosur asnjë kusht për opozitën, kemi qenë të hapur. Kemi disa kritere brenda grupeve tona, si e gjykojmë ne se do ishte më mirë. Duke pasur barrën e pushtetit të madh që na ka dhënë vota, që ka kontribuar edhe opozita. Nuk është këtu vendi, sot flasim për datën e votimit të presidentit. Duam nëj president të republikës, jo një që ti shërbejë. Të mos na vihen kushte, nuk i kuptoj deklaratat që i kërkojnë PS nga e drejta e propozimit. Ta bëjmë këtë punë pa kushte. PS ka zgjedhur vetëm të nderuarin Rexhep Mejdanin, rastet e tjera janë bërë në konsolidim me opozitëm. Sot jemi të gatshëm, t’i japim ktij vendi një president që flet edhe shqip edhe gjuhë të huaj, që nuk na merr fytyrën dhe i jep Shqipërisë një figurë të integruar.