Deputeti Agron Gjekmarkaj komenton zgjedhjet e zhvilluara ditën e djeshme nga Komisioni i Rithemelimit për përzgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike.
Në një postim në “Twitter”, me nota ironie, Gjekmarkaj iu shpreh “ngushëllime” atyre që, sipas tij, besuan te “vota e lirë” nën udheheqjen e Doktorit dhe nuk ja dolen të zgjidhen në kryesinë e Foltores!
“Ngushellime për të gjithë ata që besuan tek “vota e lirë” nën udheheqjen e Doktorit dhe nuk ja dolen të zgjidhen në kryesinë e Foltores! Të bëjnë gajret se Doktori i ka në zemër edhe pse nuk i futi aty.”Vota e lirë” do persoset edhe më e uruara.Ajo do të “rithemelohet”!”, shkruan Gjekmarkaj.