Ledri Vula ka rrëfyer si si është njohur me partneren e tij Sarën, me të cilën janë prindër të një vajze, Poem Blue. Ai u shpreh se janë njohur në një koncert të tij në Gjermani, por Sara nuk e njihte dhe më pas i ishte dashur një vit mundim që të mund të takohej me të.
“Me Sarën jam njoft krejt rastësisht me një koncert në Gjermani ku shoqet e Sarës kan ardh me më pa live dhe Sara s’më ka njoft, m’ka dit këngët, por se ka dit se kush jam. Ka ardh me shoqet me bo foto, por më ka pëlqyer Sara ndoshta se s ja ka ni për mu edhe masnej kështu kemi fillu duke fol dhe për herë të parë e kam takuar në Shqipëri, një vit ma ka shty më ka munu derisa e kam taku, por publike është bërë, na kanë parë njerëzit bashkë na kanë bërë video dhe ka shku viral, jam mudnu me i ndal, pastaj kam thënë i don’t care. Me herë të vjetra kur kam pas diçka kështu i kam pengu, kurse me Sarën s’ma ka ni, si me e dit që do jemi bashkë. Sara është më ekstrovert, ka qejf të dalë, full o flive, nuk do të rri mbyll si unë. Çfarë ka Sara se ka kam unë dhe çfarë kam unë se ka Sara, jemi një team’, tha Ledri, për i ftuar në “A live Night”.