Tregu lëviz dhe tashmë ka shumë skuadra që kanë bërë blerje të mëdha.

Deri më tani dhe gjithmonë duke marrë parasysh shifrat zyrtare, transaksioni më i shtrenjtë ka qenë ai i Aurelien Tchouameni, i cili nga Monako ka kaluar te Real Madrid përr 80 milionë euro.

Më pas shfaqet Darvin Nunez, i cili përforcon sulmin e Liverpool-it pas largimit të Mane te Bayern Munich dhe ka një kosto prej 75 milionë eurosh.

LISTA E TRANSFERTAVE MË TË SHTRENJTA TË VERËS DERI MË TANI

Aurelien Tchouameni – Nga Monaco në Real Madrid – 80 milionë
Darwin Nunez – Nga Benfica në Liverpool – 75 milionë
Erling Haaland – Nga Dortmundi në Manchester City – 60 milionë
Federico Chiesa – Nga Fiorentina në Juventus – 40 milionë
Nuno Mendes – Nga Sporting në PSG – 38 milionë
Fábio Vieira – Nga Porto në Arsenal – 35 milionë
Nayef Aguerd – Nga Rennes në West Ham – 35 milionë
Brenden Aaronson – Nga Salzburgu në Leeds – 33 milionë
Sadio Mane – Nga Liverpool në Bayern Munich. 32 milionë
Diego Carlos – Nga Sevilla në Aston Villa – 31 milionë.