Është mbyllur në barazim 1-1 Itali-Gjermani, ndeshje e vlefshme për javën e parë të Grupit 3 të Ligës A të Nations League, e luajtur në Dall’Ara të Bologna-s.

Pas një pjese të parë të lufrtuar dhe me raste të humbura nga të dy ekipet, me Scamaça-n që ka goditur edhe shtyllën, sfida është zhbllokuar në minutën e 70-të.

ITALI-GJERMANI VIDEO

Lorenzo Pellegrini ka shënuar për vendasit pas një asisti të marrë nga 18-vjeçari debutues Wilfired Gnonto, lojtar i rritur te të rinjtë e Inter-it që aktualisht luan në Zvicër me Zurich.

Gnonto është bërë lojtari i parë i lindur pas 1/1/2003 që ka veshur fanellën e kombëtares së parë të Italisë.

Festa e italianëve ka zgjatur pak. Gjermanët, në fakt, kanë arritur të barazojnë tri minuta pas pësimit të golit me Joshua Kimmich, që ka fiksuar shifrat në 1-1.