Në 24 orët e fundit, janë kryer 827 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 284 qytetarë, në këto bashki:
170 në Tiranë, 24 në Fier, 16 në Durrës, 13 në Vlorë, nga 8 qytetarë në Sarandë, Berat, nga 6 qytetarë në Shkodër, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Divjakë, Himarë, nga 4 qytetarë në Kamëz, Roskovec, 3 ne Peqin, nga 2 qyetarë në Vorë, Lushnje, Poliçan, nga 1 qytetar në Pukë, Krujë, Kavajë, Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë.
Janë 1,840 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 18 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 88 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,740 që nga fillimi i epidemisë.