Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka shprehur urimin e përzemërt në përvjetorin e Partisë Socialiste, duke zgjedhur një personazh të spikatur, z. Musa Ulqini, të cilin e konsideron një njeri të denjë, themelues dhe kontribues brenda kësaj partie.
“Këtë 12 qershor festojmë përvjetorin e 31-të të Partisë Socialiste. Është dita kur duhet të shprehim mirënjohje ndaj të gjithë themeluesve dhe kontribuesve ndër vite në këtë forcë politike progresiste, më e madhja e më frymëzuesja në vend.
Unë zgjodha të uroj festën sot së bashku me një njeri të denjë, simbol i PS, themelues i PS dhe kontribues i pandalshëm që në ditën e parë të saj.
Jam e lumtur që sot Musai është krahu im i djathtë, pjesë e ekipit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, për të jetësuar reformat që kjo forcë politike po i përparon çdo ditë e më shumë”, shkruan Kushi.
Në përfundim të mesazhit të saj për këtë ditë Kushi shpreh mirënjohje për të gjithë socialistët e thjeshtë, kudo që ndodhen, në Elbasan e në të gjithë Shqipërinë.