Të martën, më 21 qershor 2022, solstici veror sjell ditën më të gjatë të vitit dhe do të nisë zyrtarisht vera. Sipas astrologjisë, janë katër shenja që do të favorizohen nga solstici i verës. Shihni më poshtë, nëse jeni dhe ju pjesë e kësaj liste.

Dashi

Dielli përparon në Gaforre dhe aktivizon sektorin tuaj personal që është shtëpia dhe familja. Hyrja e Afërditës te Binjakët më 23 qershor do t’ju krijojë humorin dhe do të keni më shumë dëshirë për të dalë, flirtuar dhe argëtuar.

Peshorja

Çështjet e karrierës vijnë së pari me hyrjen e Diellit në Gaforre në solsticin e verës. Kjo do të thotë që ju dëshironi të ndiqni qëllimet tuaja dhe mund të tundoheni të rrezikoni për hir të ambicieve tuaja.