Ish-deputetja Rudina Hajdari thotë se marrëdhënia e saj me ambasadoren e SHBA Yuri Kim nuk ka ndryshuar pavarësisht afrimit të saj me Sali Berishën. Sipas Hajdarit, “non-grata” është çështje personale e Berishës.
“Nuk ka ndryshim sa i përket marrëdhënieve të mia me SHBA, me Ambasadën. Jam afruar në PD, kam patur edhe rezervate mia sa i përket zotit Berisha.
Sa i përket non gratës e kam thënë dhe do ta them që është një çështje personale e Berishës, që ka nisur ta ndjekë dhe s’mund të infektojë PD”, tha Hajdari në Report TV.