Legjenda e Manchester City, Sergio Aguero festoi ditëlindjen e tij të 34-t në një rezidencë ‘ujore’, të cilën e ka blerë 15 milionë dollarë në Miami, pasi u tërhoq nga futbolli profesionist, vitin e kaluar, për shkak të problemeve në zemër.
Njëri prej të pranishmëve postoi pamjet e ditëlindjes luksoze të argjentinasit në mediat sociale në fillim të kësaj jave, duke treguar argëtimin e ofruar për ‘zjarrngrënësit’, si dhe një bandë kërcimtarësh samba braziliane. E dashura e Kun, Sofia Calzetti, iu bashkua ish-sulmuesit për të festuar ditën e tij të veçantë së bashku me familjen dhe miqtë.
Tani është raportuar se Aguero, i fotografuar të enjten duke luajtur futboll në Miami për herë të parë që nga vendimi për t’u larguar nga futbolli (dhjetorin e kaluar) për shkak të problemeve me zemrën, e ka blerë pronën madhështore, ku ishte në qendër të skenës për ditëlindjen e tij.
Shtypi argjentinas thotë se rezidenca me nëntë krevate dhe 13 banja, midis Miami dhe Ft Lauderdale, krenohet me dy bodrume vere, një spa, një dhomë fitnesi, kinema të vogël, një fushë tenisi dhe një pishinë të madhe.
Portali amerikan i lajmeve për pasuritë e paluajtshme “The Real Deal”, duke cituar të dhënat e pronave, thotë se një kompani e quajtur “Slak Casa Miami”, e udhëhequr nga Aguero, e bleu pronën pasi u hodh në treg në janar për pak më shumë se 15 milionë dollarë.
Shtëpia prej 12.485 metrash katrorë ndodhet në rreth 1.2 hektarë në Udhën Ujore Intrabregdetare, një rrugë ujore e brendshme 3.000 milje përgjatë brigjeve të Atlantikut dhe Gjirit të Meksikës të SHBA. Prona ka daljen e vet në liqenin e Veriut, e cila hapet në rrugën ujore të brendshme dhe është e njohur për skiatorët e ujit dhe marinarët.
Aguero, i cili sapo kishte nënshkruar për Barcelonën, pas një dekade rekord te Manchester City, kur mjekët zbuluan se kishte rrahje të parregullta të zemrës, postoi imazhe të marra me dron të rezidencës madhështore, si dhe pamjet e asaj se si duket brenda në videon e ditëlindjes së tij.