Maxhoranca ka reaguar ashpër nga deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha. Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj duke iu drejtuar deputetëve të PD-së i pyeti se “pse u katandisët kështu”.

Ndërsa referuar Berishës, tha se “po të numërosh ata që janë vrarë direkt dhe indirekt prej tij bëhen më shumë se sa ka vrarë tërmeti dhe pandemia”.

“Kësaj pjesës këtu përpara të PD-së, pse e katandisët veten kështu mor burrë, pse e katandisët veten këtu që vjen një njeri…
Zonjë të kam ndjekur në intervistë, tjetër je atje e tjetër këtu. Po të numërosh ata që janë vrarë direkt dhe indirekt prej tij bëhen më shumë se sa ka vrarë tërmeti dhe pandemia.

Vjen diskuton këtu për vdekjen, pastaj flet për Open Balkan. Ajo që Lavrov tha është cinizëm politik dhe provokim për të dëmtuar Open Balkan.

Qeshni sa të doni, kush nuk e di thelbin se ça është Open Balkan, nuk e di. Po t’i merrni historikisht veprimet e këtij njeriu përpara kanë qenë kundër. Fjalët janë të tjera, veprat janë të tjerat.

Open Balkan është gjëja më e mirë që i ndodh Balkanit. Është teori ekonomike dhe politike. Ditën që kufijtë hapen për të 4 liritë janë qytetarët që përfitojnë”, deklaroi Ahmetaj