Will Smith u ndje keq dhe u pendua pasi goditi Chris Rock në Oscars, sipas Tyler Perry – i cili u pa duke folur me aktorin disa momente pas ngjarjes që ndodhi në skenë. Perry, i cili është mik me Smith dhe Rock, foli publikisht për shuplakën e famshme në mbarë botën për herë të parë të hënën gjatë një bisede me Gayle King në Festivalin e Filmit Tribeca, raportoi Variety.
“Unë u largova herët për të shkuar dhe për të kontrolluar Chris,” tha Perry. “Kur isha me Will-in, e pashë që ai dukej i shkatërruar. Ai nuk mund ta besonte atë që ndodhi. Perry, 52 vjeç, tha se ai u përpoq të bënte më të mirën që situata të mos agravohej në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Ai tha se Smith, 53 vjeç, ende po reflekton mbi veprimet e tij.
“Unë mendoj se ai është shumë në reflektim të përpjekjes për të kuptuar se çfarë ka ndodhur,” tha Perry. Ai gjithashtu spekuloi se reagimi impulsiv i Smith për të goditur Rock-un pasi komediani 57-vjeçar bëri një shaka për flokët e gruas së tij Jada Pinkett Smith, mund të ketë ardhur edhe si pasojë e një traume që ai mund të ketë kaluar në fëmijëri.