“Kremlini ka përdorur varësinë tonë nga karburantet fosile ruse për të na shantazhuar dhe që nga fillimi i krizës, Rusia ka ndërprerë qëllimisht furnizimet me gaz për Poloninë, Bullgarinë, Finlandën dhe kompanitë holandeze dhe daneze në shenjë hakmarrjeje kundër mbështetjes sonë për Ukrainën “, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, duke marrë sot një doktoratë nderi nga Universiteti i Beer Sheva (Negev).

“Por sjellja e Kremlinit vetëm do të forcojë vendosmërinë tonë për të çliruar veten nga varësia nga karburantet fosile ruse”, shtoi Von der Leyen.