Në seancën e sotme plenare, deputetja e PD, Greta Bardeli ngriti si shqetësim të qytetarëve traun që do të vendoset në aksin Thumanë-Kashar ku qytetarët pas përfundimit të rrugës do të paguajnë 2.5 euro, për të kaluar në rrugë, duke e cilësuar një koncension korruptiv.
Për këtë ka reaguar ministrja Balluku, e cila theksoi se qeveria shqiptare është zotuar dhe i ka vendosur si kusht kompanisë koncensionare që do të vjelë taksat në Thumanë-Kashar, se nuk mund të vendosë asnjë tra në rrugë, nëse nuk do të ketë rrugë dytësore, ku qytetarët të mund të zgjedhin.
“Taksimi në rrugë nuk është një gjë e re, ajo do të funksionojë njëlloj si në çdo vend tjetër të BE-së. Ju kujtoj se qeveria shqiptare është zotuar që asnjë rrugë nuk do të ketë tra, në rast se nuk do të ketë një rrugë alternative”, tha Balluku.