Aktorja e njohur Sharon Stone ka zbuluar në fillim të kësaj jave historinë e saj në lidhje me abortet. 64-vjeçare komentoi në një postim të PEOPLE në faqen e tyre zyrtare Instagram, ku shfaqej një intervistë ekskluzive me Peta Murgatroyd, e cila kohët e fundit foli për humbjen e fëmijës ndërsa bashkëshorti i saj, Maks Chmerkovskiy, ndodhej në Ukrainë.

“Ne, si femra nuk kemi një forum për të diskutuar në lidhje me thellësinë e kësaj humbjeje. Kam humbur nëntë fëmijë nga aborti,” zbuloi Stone, e cila është nënë e tre djemve përmes birësimit: Quinn Kelly, Laird Vonne dhe Roan Joseph.

“Nuk është gjë e vogël, fizikisht apo emocionalisht, por ne jemi bërë të ndiejmë se është diçka për ta përballuar vetëm dhe fshehurazi me një lloj ndjesie dështimi.”