Sot në qytetin e Ohërit nisin punimet e samitit të “Open Ballkan” me pjesëmarrjen e liderve të Ballkanit Perëndimor, Edi Rama, Dimitar Kovacevski, Aleksandar Vuçiç , Dritan Abazovic, Zoran Tegeltija, komisioneri i BE Oliver Varhelyi dhe zëvëndësndihmës sekretari i shtetit të SHBA për çështjet e Ballkanit, Gabriel Escobar.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç u shpreh se:”Kjo është inicativë e jona, e njerëzve nga Ballkani, e atyre që e kanë kuptuar se duhet të lidhen dhe se munden t’i zgjidhin vetë problemet e tyre, duhet të kuptojmë se çdo gjë që ka ndodhur në ekonomi dhe ato që kemi bërë janë për të mirën e qytetarëve tanë. Nuk kemi më probleme bilaterale me njëri-tjetrin, kemi arritur t’i zgjidhim problemet që kanë ekzistuar për shumë vite.

Kjo nismë është diçka që nuk mund të ndalet, një arritje shumë e mirë me synimin që të ketë më shumë itharë në vitet në vijim, që janë të mirëseardhur dhe është me rëndësi të them se do formojmë grupe punuese menjëherë ose në takimet e ardhshëm, që të dakordohemi sesi të ndihmojmë njëri- tjetrin.”

Në vijim ai deklaroi se:”Jam krenar nga iniciativa që e bëmë, që askush nuk e ndoqi dhe nuk i interesonte se mendonin se është e destinuar të dështojë dhe sot nuk mund të hynim brenda nga media dhe gazetarë nga njerëzit e interesuar për avancimin e rajonit dhe për këtë nuk mund të na ndalojë askush, kjo varet nga ne.

Po nëse do hapen negociatat, kjo nuk varet nga ne, po ajo që varet nga ne është se si do të jetojmë me fqinjët tanë, a do t’i ndihmojë fqinjëve dhe a do na ndihmojnë ata ne. Kam shumë shpresa dhe ambicie se mund të bëjmë gjëra të mëdha.”