Pas deklaratës së kryetarit të Grupit të PD, Enkelejd Alibeajt se ditën e nesërme do të bojkotojnë seancën për votimin e Presidentit, ka reaguar kreu i Grupit të PS, Taulant Balla.

Balla në një reagim në Facebook, shkruan se bojkoti nuk sjell kurrë ndonjë përfitim, dhe se është fyerje dhe shpërfillje e delegimit të sovranitetit të zgjedhësve.

Reagimi i Taulant Ballës:

PD i rikthehet bojkotit të Kuvendit?! “Të kërkosh suksesin nuk do të thotë të mos bësh gabime, por të mos bësh të njëjtin gabim për herë të dytë”, apo të tretë, – pat thënë George Bernard Shaw. Bojkoti nuk sjell kurrë ndonjë përfitim, ai është thjeshtë fyerje dhe shpërfillje e delegimit të sovranitetit të zgjedhësve.