Kryeministri Rama ka folur nga Ohri në samitin e Open Balkan për takimin e tij me ambasadorin amerikan në Beograd i cili po ndjek nga afër samitin.
Rama tha se prania e ambasadorit në këtë samit është tregues i mbështetjes që ai i jep nismës Ballkani i Hapur.
Rama: Unë dje pata mundësinë të takoja ambasadorin Chris Hill, i cili është padiskutim një njohës i mirë i diplomacisë. Ai ka shërbyer në Tiranë gjatë kohës së kalimit nga diktatura në demokraci dhe tani shërben në Serbi. Ambasadori është një nga dëshmitarët më të besueshëm të domosdoshmërisë së ballkanit të hapur. Ai është këtu për ta mbështetur ballkanin e hapur dhe kjo për mua është shumë inkurajuese.