Në një rrëfim si diplomat, ambasador i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, por edhe në rrafshin personal, Ferit Hoxha ka treguar në një intervistë për Report Tv të pathënat nga mandati i Shqipërisë si drejtuese e institucionit më të rëndësishëm ku projektohet gjithçka që lidhet me paqen dhe sigurinë në botë.
Duke e konsideruar si eksperiencën e tij më të bukur në rrafshin personal, përballë gazetarit Arbër Hitaj, Hoxha është shprehur se Shqipëria ka marrë vlerësime pozitive për rolin dhe paraqitjen e saj, vlerësime këto që kanë ardhur jo vetëm nga Tirana, por edhe nga Neë York, por edhe nga shtet të tjera.
“30 ditë të ngarkuara me një numër takimesh që e kanë bërë me numrin më të madh të takimeve, presidenca e parë e Shqipërisë në vitin e parë, ka qenë një sukses i plotë. E ndaj me gjithë bashkëpunëtorët e mirë, që kanë punuar pa orar vetëm për të përmbushur programin.
Vendet që zgjidhen në Këshillin e Sigurimit, kanë një mandat të shkurtër, dhe ato që janë zgjedhur më parë kanë një profil të mëparshëm, në rastin konkret ne vinim pa një profil të kuptueshëm, që nuk diheshin elementët kyç të mandatit Si do implementoheshin ato, si do ishte performancë jone dhe ndërveprimi me vendet e tjera. Këto pyetje kanë ekzistuar para se të merrnim mandatin, por janë fashitur nga dhjetori, që nga data 1 janar janë 2 momente të veçanta, se kemi një botë para 24 shkurt dhe një tjetër pas kësaj date, agresioni rus. Ato që kemi dëgjuar dhe kemi marrë është që paraqitje e Shqipërisë është profesionale, serioze, ndikimi i Shqipërisë është përcjellja e dëshirës dhe aftësisë së një vendi që pasi ka pjekurinë e duhur ka ambicien për të qenë një zë I fortë dhe i besueshëm ku është epiqendra e politikës ndërkombëtare, këto mesazhe kemi marrë në nivele të ndryshme në Neë Jork, në Tiranë apo vende të tjera. Ekipi ynë ka bërë më të mirën e mundshme, dhe kemi mbajtur lart zërin dhe idetë tonë, që kanë kolonat e Shqipërisë në diplomacinë e jashtme”, rrëfehet Hoxha.
Ambasadori ka tregues edhe 2 momentet më të veçanta që i veçon nga puna e ekipit shqiptar.
“Momenti i parë kur ndjen që duart, këmbët trupi janë të pandjeshëm, siç kam qenë në 4 janar në atë vend specifik, janë vetëm 15 flamuj është momenti i parë kulmor, momenti i veçantë ka qenë në 23 shkurt, kur nuk dihej nëse Rusia do fillonte agresioni dhe ironia ishte që Rusia ishte presidente e këshillit. Gjatë këtyre 6 muajve ka shumë momente që është e vështirë të transmetohen, ndonjëherë dhe me presione të ndryshe. Për çdo diplomat është eksperienca më e bukur e jetës së tyre”, tha ai.
Shqipëria në këtë detyrë ka shkuar me një listë prioritetesh, mirëpo Hoxha theksoi se ato janë përshtatur edhe me zhvillimet që vinin nga terreni, që ka qenë edhe një nga premtimet kryesore gjatë fushatës. Llogaridhënia, mbështetja e axhendës për gratë, rininë, sigurinë dhe paqen, kanë qenë disa nga prioritet tonë në Këshillin e Sigurimit.
“Përparësitë tona janë bërë të qarta që para marrjes së mandatit, prioritet do të përshtaten edhe me zhvillimet në terren, përfaqësitë tona nuk kanë ndryshuar në thelb, llogaridhënia, mbështetja për axhendën, gratë paqja dhe sigurua, për rininë, për klimën dhe sigurinë si një aspekt i ri i kërcënimit dhe partneritet që ndërtohen për të kërkuar zgjidhje dhe metodat e punës, përbëjnë thelbin e presidencës shqiptare, por në përputhje me dinamikat që na prekin I zhvendosin në rendi e përfaqësive, llogaridhënia është elementi kyç sot. Me datë 2 qershor, dita e parë reale e punës sot, ka pasur një debat I hapur që u drejtua nga kryeministri Edi Rama, ndëshkimi i pandëshkueshmërisë”, deklaroi Hoxha.
Në listën e prioriteteve një vend të veçantë zë padyshim edhe Kosova. Në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Hoxha iu ktheu përgjigje të kritikëve, ndonëse nuk kanë qenë të shumtë, të cilët kanë argumentuar se nuk është bërë mjaftueshëm për Kosovën. Ai ka siguruar se në çdo fjalim të mbajtur, Kosova ka zënë një pjesë të rëndësishme, pasi interesi i saj është edhe interesi i Shqipërisë.
“E kemi të pranishme në çdo fjalim, si reflektohet kjo për rajonin dhe veçanërisht për Kosovën, Këshilli i Sigurimit është mbledhur një herë për Kosovës, qëndrimet tona kanë qenë të qarta, dhe replika të pranueshme me Serbinë, për të sqaruar vizionin tonë. E kemi parasysh Kosovën në çdo kohë. Nuk mund të bëjë vaki që të mos kemi interesat e Kosovës se janë të lidhura ngushtë me interesat tonë.
Duke u ndalur te ajo që është kryefjalë e muajve të fundit në arenën ndërkombëtare, lufta në Ukrainë, Hoxha shpjegoi me detaje se çfarë pritet të ndodhë në këtë drejtim.
“Jemi në një proces reflektimi të përhershëm, iniciativat janë zhvendosur në asamblenë e Përgjithshme, për shkak se Rusia ka vendosur veton. Ato që janë bërë me sukses janë, Rusia ka qenë është dhe do të jetë e izoluar dhe narrativa e saj po ashtu. E treta, çdo iniciativë që do të merret do mbështet nga një numër sa më e gjerë dhe e katërta do të mbështesim mbledhje fakteve për krimet e kryera që do paraqiten në gjykatë apo mekanizmave të tjera, këshilli i të drejtave të njeriut ka krijuar një komision hetimi të posaçëm që ne presim raportin. Këto do paraqiten në Gjykatë, si do jetë, ku dhe si do jetë e organizuar kjo nuk dihet, krimet e kryera nga Rusia dhe ushtria e saj, një ditë do të jenë përpara gjykatësit”, u shpreh ambasadori shqiptar.
Hoxha ka shpjeguar edhe pse është e rëndësishme prezenca e Shqipërisë, një vend i vogël që merr pjesë në Këshillin e Sigurimit.
“Në politikën e jashtme vendet synojnë diçka, të jenë sa më të zëshëm, të ndërtojnë marrëdhënie dhe koalicione që reflektohen në mundësi të shtuar për ta njohur vendin dhe për të bashkëpunuar. Shqipëria s’ka qenë kurrë në një vend kaq të rëndësishëm, ku vendoset për masat. Janë vetëm 15 vende, aty ku është zemra e aktivitetit ndërkombëtare është një gjë e rrallë, tregues i maturisë dhe aftësisë që ka në seriozitetin që tregon. Rëndësinë do e shohim edhe në të ardhmen dhe imazhin e projektuar”, shtoi Hoxha.
Në fund, për këtë mandat të suksesshëm, siç ai e thotë, ka treguar edhe se cili është ‘çelësi’ i suksesit.
“Zgjohem në 4 të mëngjesit dhe kujdesemi për çdo fjalë në fjalimet tona, ne kemi një ekip komunikimi profesional që kujdeset në çdo pikë dhe presje të jetë në vendin e duhur. Dhe kemi një komunikim të shkëlqyer më Ministrinë e Jashtme, me ministren kur është e nevojshme, se sigurisht nuk e shqetësojmë çdo ditë”, u përfundoi ambasadori ambasadori.
Për një muaj, 1-30 qershor Shqipëria ka mbajtur presidencën e Këshillit të Sigurimit, për t’ia lënë vendin Brazilit. Për herë të parë, 66 vjet pas anëtarësimit në OKB, Shqipëria është ulur në tryezën më të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, mandat që nisi në janar 2022 deri në fund të 2023.