Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov, ka reaguar kundër planeve të Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s.
Në një intervistë për mediat ruse, Ryabkov ka theksuar se zgjerimi i NATO-s është “destabilizues” dhe nuk shton sigurinë e anëtarëve të aleancës.
Suedia dhe Finlanda do të ftohen zyrtarisht për t’u bashkuar me NATO-n, sipas Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg , pasi Turqia tërhoqi kundërshtimet e saj.
Ai tha se zgjerimi i NATO-s ishte “e kundërta” e asaj që presidenti Vladimir Putin shpresonte.
“Dera e aleancës është e hapur për Finlandën dhe Suedinë”, tha Stoltenberg gjatë Samitit të NATO-s që po mbahet në Madrid.