Policia e Elbasanit ka dhënë informacion zyrtar për arrestimin e 6 komisionerëve të KZAZ 53 në Përrenjas gjatë zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Falsifikuan materialet zgjedhore të procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, vihen në pranga 6 shtetas (numërues votash), të shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë ekzekutimin e masave të sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”, për shtetasit:
•Erald Karriqi, 35 vjeç, banues në Përrenjas;
•Ylli Kuka, 35 vjeç, banues në fshatin Karkavec, Përrenjas;
•Durim Alla, 49 vjeç, banues në Përrenjas;
•Erjon Dashi, 31 vjeç, banues në fshatin Berzeshtë, Përrenjas;
•Mili Vasku, 33 vjeç, banues në fshatin Rrajcë Fushë, Përrenjas;
•Olgert Alla, 40 vjeç, banues në Përrenjas.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, të cilët kanë pasur si detyrë numërimin e votave, gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.