Policia e Fierit ka arrestuar 5 drejtues mjetesh.
Në pranga u vunë shtetasit Th. D., 62 vjeç, F. B., 68 vjeç dhe G. K., 38 vjeç, të tre banues në Fier, pasi janë kapur duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi.
Gjithashtu u arrestuan në flagrancë shtetasit A. K., 52 vjeç, banues në Lushnjë dhe V. K., 60 vjeç, banues në Divjakë, pasi drejtonin automjetet, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.