Gazetari investigative Artan Hoxha hedh dyshime se ndeshjet e fundit të kombëtares shqiptare mund të jetë të trukuara dhe të lidhura me fiskimin e rezultatit. Në një reagim në rrjetet sociale, Hoxha përveçse shkruan se FSHF po abuzon me çmimet e biletave, shpreh rezervat në lidhje me rezultatet ku sipas tij, kombëtarja si asnjëherë tjetër gjate dy dekadave të fundit ka bërë performanca të çuditshme . “Kombetarja si asnjehere tjeter gjate dy dekadave të fundit ka bere performanca të cuditshme, ne miqesoren me Gjeorgjine, dy muaj me pare ishte favorite, por ndeshja doli 0-0 me koeficent 9 dhe me pjese X/X.
Në ndeshjen me Islanden Shqiperia nuk ishte favorite, por ndeshja shkoi 1-1 dhe me pjese 2/X, koeficent i larte.
Në ndeshjen me Izraelin, Shqiperia ishte dukshem favorite por ndeshja perkunder pritshmerive perfundoi 1-2 dhe me pjese 1/2 me permbysje, koeficent maksimal.
Uroj qe koecidenca e performancave të kombetares ne 3 ndeshjet e fundit me koeficente maksimale, me permbysje brenda ndeshjes, te mos kete lidhje me gripin e pulave qe i shkaktoi miliona euro deme kompanise se vezeve te bosit të FSHF.
Të shohim sot ku do të luhet bllofi, ne miqesoren e Tiranes me cmime të kripura për tifozet, apo ne Elbasan ku luajne shpresat e Shqiperise me ato te Kosoves…”, shkruan Artan Hoxha.
Gazetari I njohur nënvizon se Armand Duka jo vetëm po abuzon me çmimet e larta të biletave, por e ka kthyer stadiumin “Arena Kombëtare” në dyqane ku presidenti i FSHF shet lavatriçet dhe mikrovalat e kompanisë së tij.
“Çmime të kripura për biletat e ndeshjes se sotme miqësore
Shqiperi vs Estoni…
Se pari, FSHF vazhdon të mos shese bileta në stadiumin ku luhet ndeshja, Arena kombetare, por i shet te stadiumi “Dinamo”. Rast unik në bote qe biletat shiten jo në stadiumin ku luhet ndeshja, por në nje stadium tjeter…Tifozet nuk njoftohen paraprakisht për kete gje, por ku vijne në stadium u thone se duhet të shkoni në nje stadium tjeter për biletat.
Lere pastaj qe Arena kombetare eshte stadium modern, qender tregetare, me kafe, restorante luksoze, dyqane ku presidenti FSHF shet lavatricet dhe mikrovalet e kompanise se tij, shiten sufllaqe dhe qofte, por nuk gjendet 1 meter katror per te shitur biletat e ndeshjeve të futbollit, qellimin e vertete për te cilin eshte ndertuar stadiumi.
E dyta, çmimi i biletave për qytetaret me te varfer te Europes eshte i shtrenjte.
FSHF vazhdon të abuzoje me dashurine e shqiptareve brenda dhe jashte vendit per kombetaren. Eshte ndeshje miqsore me nje kundershtar të dobet, Estonine e liges D, kombetarja vjen nga nje humbje me Izraelin dhe tifozet jane dekurajuar nga paraqitjet e dobeta të skuadres. Por FSHF ne vend të vendos cmime minimale per te joshur tifozet qe të jene ne mbeshtetje të kombetares, ben të kunderten. Madje ne tribunen qendrore mban cmime champions League edhe pse kjo tribune nuk u mbush as 70% ne ndeshjen me Izraelin jo me sot ne nje ndeshje miqsore…”, theksoi Artan Hoxha.