Kristian Asllani është drejt transferimit tek Interi. Për shërbimet e mesfushorit të talentuar nga Elbasani interesohen edhe kampionët e Milanit, por 20-vjeçari është bindur nga oferta e klubit zikaltër.
Drejtuesit e Interit kanë arritur akordin me agjentin dhe lojtarin e kombëtares shqiptare, teksa tani po punojnë për të siguruar marrëveshjen përfundimtare me Empolin.
Gianluca Di Marzio raporton se 19 herë kampionët e Italisë ofrojnë 9.5 milionë euro për kartonin e mesfushorit, i cili sezonin e kaluar regjistroi 26 ndeshje, duke shënuar një gol, që ishte i pari për të në Serie A, pikërisht ndaj Interit në “San Siro”.
Asllanit i janë plotësuar kërkesat personale, ndërkohë që është shumë afër edhe arritja e akordit me Empolin.
Simone Inzaghi ishte ai që insistoi për afrimin e Asllanit, i cili cilësohet si zëvendësuesi perfekt i kroatit Brozovic.