Kristjan Asllani te Interi! Mesfushori shqiptar e ka të mbyllur akordin me zikaltërit dhe të dy palët kanë rënë në dakortësi. Menaxheri i lojtarit ishte në selinë e zikaltërve gjatë ditës së djeshme për të mbyllur edhe detajet e fundit të transferimit.

Sipas mediave italiane, testet mjekësore dhe zyrtarizimi do të bëhet në javën e ardhshme. Ndërkohë Asllani do të firmosi një kontratë 5-vjeçare me Interin, për të treguar qartë besimin e këtyre të fundit.