Forumi “Start-Up & Inovacion”, një hapësirë kushtuar tërësisht kreativitetit, inovacionit dhe sipërmarrësve të rinj si modele të suksesshme biznesi dhe historish frymëzimi zhvilloi ditën e sotme një konferencë në ambientet e ExpoCity Tirana.
Pjesë e konferencës ishin përfaqësues nga institucione shtetërore, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, përfaqësues nga arsimi profesional, sipërmarrës të sukesshëm në sektorin privat, nxënës e studentë, organizata kombëtare dhe ndërkombëtare të angazhuara në projekte inovative rinore.
Objektivat e kësaj Konference ishin:
• Prezantimi i sipërmarrësve të rinj si modele frymëzimi për të rinjtë për të ndjekur ëndrrat dhe ambiciet e tyre.
• Prezantimi i nismave start-up që sot janë kthyer në biznese të suksesshme.
•Ndikimi i teknologjisë dhe inovacionit në ofrimin e shërbimeve të reja dhe si ka ndikuar në zhvillimi i tregut në Shqipëri.
Zhvillimi i teknologjisë dhe orientimi drejt komunikimit digjital, globalizimi i tregut dhe ndërveprimi i lartë me konsumatorin përtej kufijve, digjitalizimi i shërbimeve, po i shtyjnë gjithmonë e më shumë të rinjtë drejt nismave e sfidave të guximshme të sipërmarrjeve.
https://automotivefairalbania.al/forumi-startup-inovacion/