Avokati Përparim Rama, në fjalën e tij në takimin që kreu i Partisë Demokratike është duke mbajtur me shoqërinë civile, ka pyetur se cilat do të jenë veprimet që do të ndërmerren në protestën e 7 korrikut.
“Çdo bëhet më 7 korrik, kjo buron nga një eksperience shumë e keqe sepse në protesta të mëparshme kam pësuar shok respirator dhe kam qenë në rrezik jete. Preferoj të vdes me plumb jo nga mungesa e frymëmarrjes.
Dua të di ç’keni menduar? Nëse policia do bëjë forcë disporpocionale kundër nesh çdo bëjmë? Do t’ia vëmë flakën, apo jo? Nëse nuk bëjmë veprime radikale dhe shkojmë atje të hamë gaz mua nuk më keni”, tha ai.