Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen si President i Republikës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri shprehet besimplotë se Begaj do ta kryejë detyrën e kreut të shtetit me përgjegjësi e në respekt me Kushtetutën.
“Urime z. Bajram Begaj për votëbesimin e marrë nga deputetët e Kuvendit si President i Republikës së Shqipërisë.
Jam besimplotë se do kryejë me përgjegjësi të plotë, në respekt me Kushtetutën, detyrën e Kreut të Shtetit”, thekson Gjiknuri.