Nesër do të mbahet mbledhja e parë e komisionit për Reformën Territoriale. Lajmi është bërë me dije nga kreu i grupit të PS, Taulant Balla.
“Duhet të mbahen mbledhjet e para të dy komisioneve. Mbajtja mesor e mbledhjes për reformën territoriale që quhet mbledhja e konstituimit. Do të ngrihet grupi i punës për hartimin e një objekti. Besoj që edhe opozita t’i përmbahet atij objekti. Për të parë edhe mundësinë e një roli më të ndryshëm se ai aktual i qarqeve. Edhe komisioni duhet të shohë të gjitha mundësitë për të parë edhe një lloj bashkëpunimi rajonal mes bashkive. Në kuadër të procesit të integrimit edhe organet e qeverisjes vendore duhet ta përqasin rolin e tyre”, tha Balla.