Pas punimeve të samitit të “Open Ballkan” në Ohër me liderat e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e BE dhe SHBA, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për shtyp me gazetarët për rëndësinë e kësaj nisme dhe marrëveshjet e arritura midis vendeve.

Pyetjes së gazetarëve se përse nuk ishte e pranishme Kosova në këtë samit Kryeministri iu përgjigj se ftesa është gjithmonë e hapur, po Shqipëria respekton vendimin e autoriteteve të Kosovës për të lënë vendin bosh.

Rama u shpreh se: “Nuk kam asnjë akuzë për BE, përkundrazi jam një europian 100% i përkushtuar dhe i vendosur si me BE si pa BE dhe për sa kohë BE është projekti më i madh, më i bukur e më i guximshëm që mendja politike ka krijuar është edhe destinacioni im dhe yni. Është një fakt që BE na ka zvarritur, që jep fjalën dhe nuk e mban, kjo nuk është akuzë, këtë e kanë thënë vetë përfaqësuesit e BE, unë jam i fundit që i them.

Më tej Kryeministri shtoi se: “Pjesëmarrja është më e madhe, interesimi dhe mbështetja më bindëse, ndërkohë që ne jemi këtu edhe për të finalizuar disa hapa të tjerë të rëndësishëm në aspektin e sigurisë ushqimore, do të kemi një sesion të posaçëm në Beograd, shoqëruar me një panair të madh të ushqimit të Ballkanit, pastaj për sigurinë energjitike do të kemi një seksion në Shqipëri, e cila është pika strategjike në rajon.

Kemi së shpejti një frimosje të rëndësishme më një gjigand të furnizimit energjitik, linjën e kontektivitetit me Maqedoni, një sesion të veçantë për turizmin dhe mjedisin në Malin e Zi dhe të ngremë grup të përbashkët për krizën si pasojë e luftës për të ndihmuar dhe mbështetur njëri -tjetrin aq sa është e mundur, për të ulur barrën e peshës që ka mbi çdo vend që ka kjo krizë.

E kamë thënë që në fillim, edhe kur të tjetrët qeshnin, se do vijë momenti që problemi nuk do të jetë sa është rrit çmimi po ku do e gjejmë energjinë dhe Shqipëria është i vetmi vend që nuk e e ka rritur çmimin e energjisë. Bujqësia sot është sektori që po rritet në aspektin e prodhimit dhe eksoportit, përtej parashikimeve, për këtë ka një arsye dhe kushdo që do ta mësoj mjafton të heq nga sytë peshqirin e shpirtit të mohimit.”