Ish-presidenti Bamir Topi ka zbardhur takimin me presidentin e zgjedhur Bajram Begajn. Në një prononcim për Report Tv, Topi tha se takimi ishte miqësor dhe se pa premisa për një presidencë dinjitoze në 5 vitet e ardhshme. Në takim, sipas Topit u diskutua për situatën në rajon, luftën në Ukrainë si dhe për nevojën për forcimin e marrëdhënieve dhe aleancave euro-atlantike.
‘Takimi miqësor dhe kortezial. Pashë premisa për një presidencë dinjitozë në këto 5 vite, në funksion të institucionit dhe të integritetit personal. Diskutuam për situatën në rajon, luftën në Ukrainë, nevojën për forcimin e marrëdhënieve dhe aleancave euro-atlantike.’- tha Topi.