Klevis Balliu duket se ka marrë zhgënjimin e radhës nga politika.

Pasi nuk u kandidua nga ish kryedemokrati Lulzim Basha, “Heroi i Astirit” që bllokonte rrugët nuk u vlerësua as nga Sali Berisha.

Edhe pse botoi një libër për t’u portretizuar si intelektual, Balliu nuk mundi të deportojë dot në selinë blu.

Ai sot është lënë si një simpatizant i thjeshtë që pret në selinë e PD-së të lirohet ndonjë karrige ose që zëdhënësja e Donald Trump në Shqipëri Evi Kokalari të shkruajë ndonjë status.

Gjithësesi, Balliu nuk heq dorë kurrësesi nga ëndrra se një ditë revolucioni demokratik do të vijë. (TemA)