Kreu i Grupit të PS në fjalën e tij në Kuvend ka reaguar ashpër ndaj kreut të PD Sali Berisha.
Ndërsa e ka cilësuar kreun e PD si një mbetje të regjimit komunist në jetën politike të vendit, Balla tha se Berisha është grabitësi më i madh i pronave në vend.
Po ashtu ai u shpreh se kreu i PD, ka grabitur edhe kompleksin ‘Partizani’, ndërsa shtoi se është informuar nga prokurori se ka nisur procedimi për këtë çështje.
“E ftoj parafolësin tu shpjegojë shqiptarëve, si ka mundësi që ky është pronar tokash në Dhërmi, apo aty ku janë të gjithë raca e këtyre tek Gjiri i Lalzit…Datën e lindjes se çoi nga korriku në nëntor që ta kishte afër shokut Enver. Ky grabitësi i pronave grabiti kompleksin ‘Partizani’, dhe i bëj thirrje SPAK meqë më ka informuar se ka nisur procedimin, nesër do çoj dokumente shtesë se si është vjedhur prona. Ky që u betua se çdo të bëjë betimet e PD. Është thjesht një mbetje e regjimit komunist në jetën politike të vendit”, tha Balla.