Gjyqi i famshëm midis Johnny Depp dhe Amber Heard përfundoi një javë më parë.

Johnny Depp/Amber Heard verdict: Timeline of key trial events – Los Angeles Times

Pas shtatë javësh seanca, gjykata vendosi në favor të yllit të “Pirates of the Caribbean”. Mirëpo mesa duket sulmet dhe akuzat kundrejtë njëri-tjetrit nuk morën fund me përfundimin e këtij procesi.

Një ditë më parë, Johnny Depp u shfaq në rrjetin social TikTok me një mesazh falënderimi kundrejtë fansave të tij.

“Për të gjithë mbështetësit e mi më të çmuar, besnikë dhe të palëkundur. Kemi qenë kudo bashkë, kemi parë gjithçka bashkë. Së bashku kemi ecur në të njëjtën rrugë. Ne bëmë gjënë e duhur së bashku, dhe gjithçka falë interest tuaj. Dhe tani, të gjithë së bashku do të ecim përpara. Faleminderit! Me dashuri dhe respekt,”-shkruante Depp krahas videos.