Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur kritikat kundër Bashkimit Evropian dhe politikës së këtij unioni sa i përket zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas “jo” që mori një ditë më parë, kreu i qeverisë ka dhënë një intervistë për ‘France24’ ku tha se nuk është Shqipëria ajo që nuk ka bërë një proces të ngadalë drejt BE.

“Nuk është Shqipëria që ka bërë progres të ngadaltë drejt BE-së, por BE-ja është ngadalësuar. Nuk jam i frustruar, por tepër i trishtuar nga dëshmia e Bashkimit Europian për të përmbushur premtimin e dhënë ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, shprehet Rama.

Kryeministri Rama e përshkruan: “si një lloj pilule kundër depresionit për të rritur moralin e vendeve.