Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e shtunë ku do të mbahet raundi i katërt për zgjedhjen e presidentit.
Zyra e shtypit në Kuvend, njoftoi se mbledhja do të nisë në orën 18:00.
“Ju njoftoj se ditën e shtunë, datë 4 qershor, ora 18:00, do të zhvillohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë për zhvillimin e votimit të katërt për zgjedhjen e Presidentit të Republikës (Urdhër nr.49, datë 02.06.2022, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla).”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Kujtojmë se edhe në raundin e tretë, opozita nuk solli asnjë kandidaturë në atë që u përcaktua si shansi i fundit nga maxhoranca për të propozuar kandidat për Kreun e ri të Shtetit.
Në raundin e katërt mazhoranca ka paralajmëruar se do të jetë ajo që do të propozojë kandidatët për president që do të çohen më pas për votim në parlament.