Kryeministri konservator britanik Boris Johnson është operuar nën anestezi të përgjithshme për ‘mish të huaj në hundë’ në një spital në Londër mëngjesin e djeshëm. Kjo u bë e ditur në Downing Street, duke saktësuar se ishte një “operacion i vogël rutinë” dhe duke lënë të kuptohet se gjithçka shkoi mirë.
Johnson, në qendër të turbulencave të brendshme politike në muajt e fundit, por edhe një lojtar kryesor në linjën e vendosmërisë kundër pushtimit rus të Ukrainës brenda frontit perëndimor të aleatëve të NATO-s, ishte të premten e kaluar në një vizite në Kiev gjatë së cilës ai u takua për herë të dytë personalisht që nga fillimi i luftës, me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Gjatë nderhyrjes, njësoj si në periudhën e shtrimit të tij në terapi intensive për Covid-in, që ndodhi në muajt e parë të pandemisë, në pranverën e vitit 2020, funksionet e kreut të qeverisë i kanë kaluar numrit dy të konservatorëve, zëvendëskryeministrit aktual Dominic Rahab.
Ndërhyrja filloi në orën 6 të mëngjesit, shpjegoi një zëdhënëse e kryeministrit në konferencë për shtyp dhe “pak pas orës 10” me orën lokale (11 me orën tonë) Johnson ishte tashmë në gjendje të kthehej në rezidencën e tij në Downing Street.
Për momentin BoJo është pushim për t’u rikuperuar nga pasojat e ndërhyrjes dhe se operacioni ishte planifikuar “prej disa kohësh”. Ndërkohë, agjencia PA raporton se operacioni nuk duket të ketë lidhje me infeksionin e tij nga Covid-19 dy vite më parë apo me pasoja hipotetike që lidhen me të.