Laboratori i Chelsea mund të krenohet me faktin se edhe këtë herë nuk dështuan, kanë arritur të prodhojnë një sulmues që e kërkon gjysma e Premier League, ose në rastin e fundit mund të mbështeten tek ai për të zëvendësuar Lukakun me shokë që kanë bërë gati valixhet. Bëhet fjalë për Armando Brojën, yllin shqiptar, i përfunduar në qendër të merkatos.

Pavarësisht zërave të shumë, Chelsea nuk e ka me nxitim pasi Broja është një investim i sigurt në çdo moment, në çdo rrethanë. Trajneri Tuchel dëshiron ta ketë pranë gjatë fazës përgatitore për të parë aksion zhvillimin e tij, në të njëjtën kohë stafi drejtues po shqyrton ofertat e shumta që vijnë për të. Chelsea nuk pranon asnjë ofertë poshtë 30 milionë euro, shumë të cilët mund ta paguajnë klube si West Ham, Newcastle, Arsenal etj.

Së fundmi mediat angleze sjellin edhe një version të ri, Broja mund të përdoret edhe për të arritur tek Declan Rice, mesfushori i West Ham. Blutë janë të gatshëm të paguajnë 70 milionë euro kesh plus kartonin e Brojës për të bindur West Hem të lë të lirë mesfushorin e përfaqësuesen angleze.