Nga Kimete Berisha

– Edhe nëse je e motivuar politikisht, kur udhëhiqesh nga mllefi, dukesh sikur ke diçka personale me Edi Ramën, sepse ne nuk e dimë që keni pasur ndonjë problem politik mes vete!

– Vjosa Osmani e urren Edi Ramën për hatër të Albin Kurtit.
Kurse, Albin Kurti e shfrytëzon Vjosa Osmanin si ‘ushtare të tërbuar’ kundër kundërshtarëve të tij, që janë të gjithë.

Albin Kurti e di se Vjosa Osmani është e vetmuar dhe ekziston vetëm përderisa i shërben verbërisht agjendës së Albin Kurtit.

Votat e saj janë vota të Vetëvendosjes, edhe
Like-t që i merr sot janë Like të Vetëvendosjes.

– Vjosa Osmani flet për pavarësinë e Kosovës, por ende nuk e di se çfarë ndjenje është të jesh i pavarur, sepse nuk ka guxim të pavarësohet nga Albin Kurti.

– Është ‘rivalitet falls’ rivaliteti i saj me Edi Ramën. Njësoj siç është falls – rivaliteti i Albin Kurtit me Edi Ramën.

– Edi Rama sot u ‘masakrua’ me një prerje të vrazhdtë nga fotografia e Presidentes.
Është photo-masakër.
Sikur ta fshinte nga foto do ta quanim ‘dëbim fotografik’, por ajo e preu në mes si ‘Sharra’.

Derisa Edi Ramën e preu dhe e griu përmidis në foto, përballë e kishte Vuçiqin, të cilin e shikonte në kapak të kresë dhe i buzëqeshte, porse Vuçiqi e mbante kokën ulur dhe nuk ia kthente buzëqeshjen.

– Kurrë nuk është dukur më e mjerë, më patetike, dhe më ‘femër’ sesa sot.
Nuk ka gjë që të bën të dukesh çorode më shumë se sa urrejtja.

– Urrejtja pra, duhet të mbahet fshehur.
Sepse, nuk ka shëmti më të madhe se sa shprehja e urrejtjes.

– Njëherë m’u pat flug’ njani n’Ulqin, nuk më linte të lahem prej ngacmimeve, dhe në atë moment i pata thënë: Dil prej detit.

– Duke ikur nga Edi Rama, Vjosa Osmani iu ngjit kancelarit gjerman, veç çka nuk iu ul në prehër.

Dukej si unë në Ulqin kur veç çka nuk u pata mbytur duke ikur nga vardisësi ujor!

– Të jesh një zonjë e madhe është zor, e kuptoj, por të bësh sikur je një zonjë e madhe është lehtë: Thjesht udhëhiqesh nga racio e jo nga ndjenjat.

– Çfarë Presidentie është kjo që i shërben një sharllatani si ‘hakmarrëse me pagesë’!

– Asnjë armik nuk do të mund ta bënte të dukej kaq e thjesht dhe e pavlerë, sikur që e bëri sot Vjosa Osmani vetveten të duket ordinere.

Mllefi këtë ‘mision’ e ka – të poshtëron.

– Komandante supreme e Ushtrisë së Kosovës është një ‘ushtare’ e veteranit të rremë – Albin Kurtit.

Ky është ptoblemi i saj, e jo Edi Rama.
Problemi i saj është Albin Kurti.

Për shkak të tij, sot u bë qesharake dhe dramatike dhe për shkak të tij llogaritet veç si Presidente e Vetëvendosjes, të cilët të mbajnë në ethe me kërcënimin e braktisjes.

P.S. ‘Ai që të ka zemëruar – të ka pushtuar’.