Presidenti i Malit të zi, në konferencën me kryeministrat e Shqipërisë dhe Malit të Zi, i ka bërë thirrje partnerëve pa përjashtim për ndihmë.

Kjo pasi sipas tij, Ukraina është duke humbur qindra njerëz mijëra persona janë të plagosur si pasojë e sulmeve ruse.

“Sot kemi nisur bisedimet për përparësitë se ku mund të përfitojmë nga ndihma e miqve që kemi këtu. Vendet kanë problemet e tyre, Mali i Zi nuk është një vend i madh dhe i kuptojmë kufizimet. Por çdo gjë varet nga vullneti.

Ashtu siç e përmendi zoti Rama do të fillojmë me rindërtimin e disa blloqeve dhe kjo është e para. E dyta, unë u drejtohem partnerëve pa asnjë përjashtim sepse po humbasim qindra njerëz dhe mijëra të plagosur, do të donim që Mali i Zi të na mbështeste gjithashtu.

Edhe dialogu që kemi nisur është shumë i rëndësishëm. Kjo ka të bëjë me Ukrainën dhe se si të komunikojë me BP do të kemi edhe projekte të rëndësishme ekonomike por në pjesën e parë të takimit tonë siguria është e para.

Miqtë tanë anëtarë të NATO mund të na ndihmojnë të diskutojnë në takimin me NATO-n. Jemi ftuar në takimin e NATO në Madrit dhe për ne kësisoj përparësia jonë më e lartë është siguria. Kjo në fakt është përparësi për të gjithë kontinentin europian”, tha Zelensky.