Cristiano Ronaldo ka edhe një vit kontratë me Manchester United, ekip ku u rikthye verën e kaluar. 24 gola shënoi ylli portugez sezonin e fundit, por “Djajtë e Kuq” nuk ia dolën të siguronin një biletë europiane.

37-vjeçari dëshiron të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm dhe portugezja Record foli për mundësinë e transferimit të pesë herë fituesit të “Topit të Artë” te Bayern Munchen.
Ronaldo shihet si zëvendësuesi i mundshëm i Robert Lewandowskit (drejt Barcelonës), por një gjë e tillë nuk do ndodhë. Sky Sports UK shkruan se sulmuesi portugez nuk d të largohet nga “Old Trafford”.

CR7 ka vendosur të respektojë kontratën me United, që sezonin e ardhshëm do të drejtohet nga holandezi Erik Ten Hag, ish-trajneri i Ajaksit.

Top Channel